Ora News - KLSH sjell në shqip librin "Simbolet polake"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Audituesit shqiptarë kanë sjellë në gjuhën shqipe botimin Simbolet e Polonisë, një shenjë falenderimi për mbështetjen që ky shtet ka dhënë ndaj KLSH.

Në libër prezantohen 100 fakte dhe ngjarje që simbolizojnë shtetin e Polonisë. Kreu i KLSH, Bujar Leskaj tha se libri është një vlerë e jashtëzakonshme për Shqipëtarët.

Bujar Leskaj: Libri 100 simbolet polake mbart për lexuesin shqiptar vlerat e jashtëzakonshme njohëse të Polonisë, të shpirtit polak të paepur për liri, të kulturës, artit, traditave, thesarave historike arkeologjike, ekologjike, ekonomike dhe shkencore të këtij vendi të madhe të Europës dhe Botës, mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Ai është një udhëtim në kohë mbi vendet më tërheqëse, doket e një kombi, ngjarjet më tipike, krijuesit më përfaqësues dhe personazhet që nuk shlyhen kurrë në kujtesën e tij.

Ambasadori polak në Shqipëri u shpreh se ky libër vjen në një ditë të shënuar për shtetin që ai përfaqëson, me rastin e 227 vjetorit të miratimit të kushtetutës së parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klsh-sjell-ne-shqip-librin-simbolet-polake

Recommended