Report TV - Ekskluzive/ 79 zyrtarët e verifikuar për spiunazh nga Meta tek Ballanca

  • 5 years ago
Funksionarët më të lartë të shtetit shqiptar janë verifikuar gjatë vitit 2018 nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nëse janë implikuar në veprimtarinë e ish-Sigurimit, në kuadër të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale.

Në raportin për veprimtarinë vjetore, komisioni i hapjes së dosjeve, sqaron se gjatë vitit 2018, janë verifikuar lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit presidenti i Republikës, Ilir Meta, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe Prokurorja e Përgjithshëm e Përkohshëm, Arta Marku. Po gjatë vitit 2018, komisioni i hapjes së dosjeve ka verifikuar anëtarët e Akademisë së Shkencave, konkretisht Skënder Gjinushi, Rexhep Mejdani, Aurela Anastasi, Anastas Angjeli, Kosta Barjaba, Apollon Baçe, Gudar Beqiraj, Floresha Dado, Artan Fuga, Fatos Kongoli, Beqir Meta, Petraq Petro, Xhevahir Spahiu etj. Gjithashtu janë verifikuar të gjithë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarët Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjeneralët dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në raportin e depozituar në Kuvend, nuk jep të dhëna mbi rezultatin e verifikimit të pastërtisë së figurës. Megjithatë, Autoriteti thotë se gjatë dy viteve të fundit, ka zbuluar 30 kandidatë dhe zyrtarë në dosjes së ish-Sigurimit të Shtetit. Inicialet e personave në fjalë nuk përputhen me funksionarët e lartë të shtetit, të renditur në listën e mëposhtme, çka do të thotë se ish-bashkëpunëtorët e zbuluar u përkasin niveleve më të ulëta të administratës shtetërore. Ndërkaq, vetëm një numër i ulët deputetësh janë verifikuar për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Vetëm katër deputetë janë verifikuar me kërkesë të tyre, mes të cilëve është edhe deputeti demokrat, Myslim Murrizi, i përjashtuar nga PD, pasi refuzoi të ?digjte? mandatin. Të katër deputetët kanë rezultuar të pastër.

Recommended