Meta çon në SPAK ligjin për dividentin: Një nga krimet më të mëdha...tubimi nesër paqësor

  • 4 years ago
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të dërgojë në SPAK ligjin për dividendin, me argumentin se favorizon oligarkët, ose siç i quan ata 10 veta që mbajnë në pushtet kryeministrin Edi Rama, ndonëse i shkaktohen miliona euro dëm shtetit.

Në konferencën e sotme, Meta i kushtoi një hapësirë shumë të shkurtër tubimit të nesërm më 2 mars, ku theksoi vetëm se do të jetë paqësor me mimoza dhe flamuj kuqezi, fokusi ishte te një tjetër shkelje e kushtetutës bërë sipas tij nga "kuvendi mavri" ose "parlamenti dele". Kreu i shtetit thotë se ndryshimet e bëra për këtë ligj ku favorizohen oligarkët duke ulur dividendin ndaj kompanive të mëdha nga masa 15% në 8%, e aq më tepër me fuqi prapavepruese, është bërë në fshehtësi të plotë nga Komisioni ekonomisë, por edhe parlamenti, e për pasojë paralajmëroi se do i çojë përpara drejtësisë personat përgjegjës.