Jehona në mediat greke dhe reagimi i familjarëve të Kacifas për ekspertizën - Ndërkallje e 360 Gradë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Lajmi i publikuar në mediat shqiptare mbi konkluzionet e ekspertizave mjeko-ligjore, që flasin për vetëvrasje të minoritarit 35 vjeçar Konstandin Kacifas, ka zënë vend edhe në mediat greke. Antena News shkruan se sipas prokurorisë së Tiranës, Kacifas kreu vetëvrasje, duke mos arritur t?i dorëzohej policisë.

Shkrimi përmend raportin mjeko-ligjor, sipas të cilit predhat e gjetura pranë trupit të viktimës kanë ardhur nga kallashnikovi, dhe jo nga armët e policisë.

Dosja është përcjellë në prokurorinë e Gjirokastrës, e cila do të bëjë një konstatim përfundimtar në muajt në vijim. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i familjarëve të 35-vjeçarit Kacifas. E motra Erminoni e ka quajtur një gënjeshtër të madhe.

" Ne nuk kemi besim. Duam që çështja të merret në hetim nga Prokuroria e Greqisë. Nuk na kanë treguar asnjë video. Pse duhet t?u besojmë atyre. Është një gënjeshtër e madhe që nuk mund ta lejojmë?, ka pohuar ajo për Antenna News.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/jehona-ne-mediat-greke-dhe-reagimi-i-familjareve-te-kacifas-ekspertizen-e-prokurorise-nderkallje-e-360-grade

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended