Reformatorët takim tek Kodra e Priftit - (15 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Reformatorët e Partisë Demokratike i ngjiten Kodrës së Priftit pranë Porcelanit. Politika nuk do tu shërbej sulltanëve të saj por njeriut që i jep votën tha Genc Pollo. Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet një politikë me fytyrë njeriu u duhen parti me fytyrë njeriu.

Sot ne dimë që Partia Socialiste abuzon me pushtetin u shprehën reformatorët, por ne nuk jemi për të zëvendësuar ata me sojin e tyre. Ne jemi për një Parti Demokratike të pranueshme nga shqiptarët demokrat. Ne jemi për të ardhmen dhe jo të mbetemi peng i së shkuarës.

Deputeti Ylli Vejsiu kërkoi që Partia Demokratike ti kthehet frymës së Dhjetorit që i siguroi mbështetjen e shqiptarëve. PD tha ai rrëzoi diktatorin prandaj ajo nuk mund të durojë diktatorë të tjerë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Milori

Recommended