Mak Albania ndërtimi i hotelit tek stadiumi - (12 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pas shtat vjet pritje më në fund duket se do të filloj ndërtimi i hotelit me 5 yje pranë stadiumit ?Qemal Stafa? në Tiranë. Në vitin ?93 kur firmës Mak Albania ju miratua leja e ndërtimit pati reagime të mëdha nga ambjentalistët për prishjen e parkut kombëtar tek liqeni. Duke zënë 30 mijë m2 sipëraqe, Mak Albania u bë dallandyshja e parë e ndërtimeve në parkun e vetëm kombëtar të kryeqytetit.

Për 7 vjet me radhë kjo firmë arabe ndërtoi në Linzë të Tiranës, tek Mali i Robit në Kavajë dhe ka marrë sipërfaqe ndërtimi tek Gjiri i Lalzit në Durrës. Ndërsa ky hotel mbeti në këtë gjendje. Këtu është ndërtuar vetëm pjesa qëndrore e shërbimeve të hotelit, ndërsa korpusi i fjetjes nuk ka filluar ende.

Këshilli i politikave të zhvillimit të turizmit, dje diskutoi për fillimin sëshpejti të punës për ndërtimin e këtij hoteli. Ky investim ka një vlerë prej 53 milion dollarë dhe punimet kryen nga firma Mak Albania. Dy muaj më parë KRRTRSH miratoi projektin e rishqyrtuar të hotelit me 5 yje të nivelit ndërkombëtar.

Ndërtesa e hotelit është konceptuar me tre volume nga të cilat pjesa ballore përbëhet nga podiumi rrethor dhe një kullë e vendosur sipër tij. Sipas projektit do të jenë rreth 130 dhoma dhe hoteli do të përfshij edhe qendrën e biznesit si dhe disa ambjente rezidenciale./tvklan.al