Ora News - Tërmeti mbyll 5 shkolla, nxënësit rinisin mësim në institucione të tjera arsimore

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Pesë shkolla rezultojnë të dëmtuara në Bashkinë Ura Vajgurore, e për pasojë, nxënësit detyrohen ta zhvillojnë procesin mësimor në institucione të tjera arsimore.

Shkollat e dëmtuara, janë kryesisht ndërtime të vjetra, që pas tëmetit të 26 nëntorit janë vlerësuar të rrezikshme nga komisioni i posacëm që u ngrit për verifikimin e gjendjes.

Alban Kora: "Bashkia ka siguruar gjithashtu edhe transportin e nevojshëm për të marrë të gjithë nxënësit përkatës dhe ka vijuar normalisht mësimi".

Administratori Alban Kora thotë se ata kanë marrë vendimin e mbylljes së përkohshme të shkollave deri në një verifikim të plotë nga ana e ekspertëve që priten të shkojnë nga Tirana.

Alban Kora: "Komunikohet dhe do të vazhdojë procesi i punës dhe për rindërtimin e këtyre shkollave në këto zona që janë aktualisht të dëmtuara".

Gati 40 shkolla në rang vendi, shumica në Durrës, Tiranë e Krujë janë bërë të pafrekuentueshme pas dëmeve të mëdha që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/termeti-mbyll-5-shkolla-nxenesit-rinisin-mesim-ne-institucione-te-tjera-arsimore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended