Report TV -Tërmeti 'mbyll' përfundimisht konviktin në Lezhë, 51 nxënës pa mësim

  • 4 years ago
Procesi mësimor është ndërprerë për 51 nxënës të shkollës profesionale 'Kolin Gjoka' në Lezhë. Konvikti i shkollë në të cilën ata strehoheshin ka marrë 'goditjen përfundimtare' nga tërmeti i 28 janarit. Godina 3 katëshe, prej vitesh e amortizuar, mori dëmtime gjatë tërmeti të 26 nëntorit, por sërish u shpall e banueshme nga ekspertët. Sot 51 nxënësit, të ardhur nga zona të ndryshme të veriut, janë pa vendstrehim dhe pa mësim deri sa të sigurohet një akomodim i ri i tyre.

Recommended