Ora News –Panorama nga Berati/ Nxënësit në mësim me xhupa, kapuçë e doreza

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Orët e shkurtuara po shihen si zgjidhja e vetme për nxënësit e bashkisë së Beratit në këto ditë me temperatura të ulta, pasi shkollat nuk kanë ngrohje. Ata qëndrojnë në klasa me xhupa e doreza, ndërsa prindërit fajësojnë bashkinë për këtë situatë, duke deklaruar se nuk ngrohen fëmijët me një rezistencë.

Temperaturat e ulwta të ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah mungesën e ngrohjes në qytetin e Beratit.

Shkollat e parashikuara më ngrohje me soba nuk kanë dru, ndërsa në godinat e reja nuk funksionojnë sistemet e ngrohjes qëndrore.

Në këto kushte nxënësve u ka mbetur si zgjidhje vetem zhupat e trashë, kapucët dhe dorëzat që nuk i heqin as në klasë.

Në disa shkolla vihen në punë ngrohës me energji elektrike të blerë nga prindërit, por nxënësit thonë se ata nuk kanë efekt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/panorama-nga-berati-nxenesit-ne-mesim-me-xhupa-kapuce-e-doreza