Sabri Godo incidentet me Greqinë - (5 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ditët e fundit janë rritur tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të tre incidenteve radhazi në kanalin e Korfuzit. Ngjarja më e fundit ka ndodhur dje kur është qëlluar brenda ujrave territoriale të shqipërisë pranë Sarandës. Vetëm pas kësaj ministria jonë e Jashtme nxori një deklaratë zyrtare për këto incidente.

Rreth një javë më parë një anije luftarake greke kishte qëlluar në drejtim të ujrave tona, ndërkohë që fundjavën e kaluar kufitarët grek, qëlluan mbi një gomone që po transportonte 10 klandestinë drejt Korfuziat. Pas këtyre ngjarjeve reagimin shqiptar të diplomacisë shqiptare, kreu i komisionit parlamentar të politikës së jashtme Sabri Godo e ka cilësuar të butë.

Sabri Godo:- ?Unë pres tani hapa të mëtejshme. Ndoshta ishte vetëm një hapje e dialogut. Tani ministria duhet të kërkoj shpjegime dhe duhet të kërkoj edhe ndjekjen për këto raste të vërtetuara. Duhet të kërkoj të marri një përgjigje zyrtare nga qeveria greke, që të dënohen ato që kanë ndodhur një, dhe tu pritet rruga kategorikisht në të ardhmen dy. Po kjo ta marrësh në lidhje me mënyrën më të pafajshme mund të ketë lidhje me fushatën elektorale që bëhet në Greqi. Nuk besoj kurrsesi që të ketë një qëllim për përkeqësimin e marrëdhënieve, por edhe sikur të jetë ashtu si thashë, prapë është edhe më e dënushme?.

Ambasada greke në Tiranë ndërsa është shprehur se nuk ka patur djeni në lidhje me incidentin e djeshëm, ka sqaruar versionin e autoriteteve greke për incidentin e dy ditëve më parë. Sipas tyre nuk është qëlluar në drejtim të emigrantëve por për të ndalur elementët që transportonin kanabis drejt Korfuzit.

Ambasada greke në Tiranë ka konfirmuar se marrdhëniet mes shqipërisë dhe greqisë janë shumë të mira. Nuk është hëra e parë që marrëdhëniet shqiptaro-greke kalojnë luhatje të tilla, por ndryshe nga këto 9 vitet e fundit ku simboli i këtyre acarimeve kanë qenë fshesa ndaj emigrantëve shqiptar nuk është saktësuar ende që përse kësaj herë incidentet janë zhvendosur në det dhe pikërisht në kanalin e Korfuzit/tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended