Ministria e Rendit konference per incidentet ne zgjedhjet e balotazhit - (15 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sot rreth orës 11 e 40 minuta, në një prej qendrave të votimit, në Dhërmi është shënuar incidenti i parë, duke ndërprerë dhe votimin. Një grua ka hyrë në qendrën e votimit, duke iu bërë thirrje personave jashtë saj për të rrëmbyer kutinë, por menjëherë ka ndërhyrë policia.

Florian Seriani, Zëdhënësi i Ministrisë së Rendit:- ?Gruaja në fjalë, ka thyer kutinë e votimit dhe një xham të derës kryesore, të qendrës. Policët e shërbimit, kanë izoluar këtë shtetase dhe ndërkohë në qendër janë ndërprerë votimet?.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Rendit, për procesin e sotëm, ky nuk është rasti i vetëm.

Florian Seriani, Zëdhënësi i Ministrisë së Rendit:- ?Në orën 9 e 10, përpara godinës së qendrave të votimit 33, 33/1, 34 dhe 35, në qytetin e Tiranës, janë hedhur dy kapsolla. Komisariati i policisë nr.2, ka verifikuar autorët e hedhjes së kapsollave, të cilët janë: Dritan Pëllumbi 30 vjeç, Loretan Sina 22 vjeç. Në komunën e Selitës, në fshtin Gjerbës të rrethit të Mallakastrës, kandidati i pavarur Hekuran Resuli, i cili është në balotazh me kandidatin socialist, ka goditur me grusht kutinë e votimit duke e thyer atë?.

Në përgjithësi, deri në orët e mesditës, të dhënat e policisë në prefektura, flasin për një proces të qetë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended