Sabri Godo intervista - (26 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sabri Godo:- ?Ky takim i Ollbrajtit me Metën mesa di unë nuk është bëër edhe i njohur. Kjo është një praktikë e njohur në diplomacinë botërore, por që të jepej mënjëherë në publik unë them që duhej kërkuar pëlqimi i zonjës Ollbrajt, si partnere në këto bisedime. Prandaj këto konsiderohen në një farë mënyre material të rezervuara apo sekrete. Dhënia e këtyre shtypit pa një autorizim është një shkelje, është një mungesë korrektese serioze ndaj sekretares Ollbrajt dhe nuk është dinjitozë për shtetin. Kështu që mua më duket e natyreshme që qeveria të marrë masa dhe të ndëshkoj çthurje të tilla që tregojnë se nuk kemi shtet. Unë them që zemërimin e Metës më tepër mund ta ketë shkaktuar një pasazh që thotë, se Meta ka shqetësim për atë që ndodh në kryesinë e PS, që zoti Nano kërkon heqjen e disa ministrave dhe Meta nuk është dakort dmth këtu dalin disi letrat në shesh për atë që ndodh në prapa skenë në PS në marrdhëniet midis Metës dhe Nanos?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame