Taksitë e Tiranës - (3 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky është një nga shoferët e licensuar të taksive në Tiranë. AI thotë se i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara nga ligji. Taksia e tij ka ngjyrën e verdhë, pret të marrë targën e re. Gjithashtu ka kaluar edhe provimin përkatës, ka paguar taksat dhe tatimet, pra tani ai quhet biznesmen i vogël, por në biznesin e tij ai është në minorancë.

Vetëm në zonën rreth bashkisë janë mbi 80 taksi. Licensë ka 1/4 e tyre. Për këtë problem përgjegjësi i sektorit të transportit në bashkinë e Tiranës, Shefqet Bekteshi thotë:

Shefqet Bekteshi:- ?Ne ju sigurojmë shoferëve, vetëm lejën e veprimtarisë për taksi. Duke përcaktuar ngjyrën e verdhë të taksive për tu dalluar nga taksitë e palicensuara. Përsa i përketë vendparkimit, ne jemi në një zbatim projekti që përfundon në gusht të këtij viti. Gjithsej janë 740 parkime, 260 janë për taksitë 4+1 sipas projektit të aprovuar nga bashkia?.

Nga ana tjetër duket se çështja e taksive nuk do të zgjidhet vetëm me bojën e verdhë. Mjaft hollësi ende nuk janë përcaktuar në vendimin përkatës. Gjithashtu qindra taksi të Tiranës janë i vetmi krah pune për familjet e tyre. Pa mundësia e shpenzimeve për licensa dhe bojë ka mundësi ti nxjerrë ato jashtë loje. Sidoqoftë deri në gusht është afati i vendosur nga bashkia për të zgjidhur të paktën problemin e parkimit. Pas gushtit taksistët e licensuar ka mundësi të ikin bashkë me vapën./tvklan.al