Ky është Dritan Avdyli i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Erieta Avdyli, ish-punonjëse e UNICEF-it në Tiranë. Ai është dënuar sot nga gjykata e Tiranës me masën e arrestit me burgim pa afat. Kjo masë u mor pasi trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Enkelejd Alibeaj, shqyrtoi provat e paraqitura nga prokuroria.
Ekspertiza ka arritur në përfundim se Erieta është mbytur me litar. Kufoma e saj e gjetur në Romanat të Durrësit, u identifikua nga shenjat në trup, sendet personale dhe protezat në dhëmb.
I arrestuari i dytë që shihet në ekran pas Avdylit është Alfred Namik Çela, i dënuar sot nga gjykata e Tiranës me burgim pa afat, me akuzën e vrasjes në bashkëpunim për motive personale të ish-presidentit të klubit sportive Tomorri Ardian Çobo dhe gjyqtarit të FIFA-s Luan Zylfo./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/