Varieteja e Tiranes dhe Cirku i Tiranes ne nje shfaqje te perbashket - (22 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Varieteja e Tiranës dhe Cirku ?Ali Xhixha?, çelin zyrtarisht së bashku sezonin e ri artistik me një shfaqje të përbashkët. ?Variete Gazmore? titullohet shfaqja që i paraprinë një sërë shfaqesh që do të vihen në skenë në këtë sezon vjeshtor. Shfaqja do të zhvillohet në amfiteatrin e Liqenit Artificial në datat 23 dhe 24 Shtator.

Kjo shfaqje ka si regjisor Kosta Kamberin. Do të marrin pjesë në të emra të njohur të varietesë së Tiranës si Met Bega, Vasillaq Vangjeli, Veli Rada, Marjana Kondi, Rita Lati etj. Këta do të shoqërohen edhe nga këngëtarët Saimir Çili, Valbona Halili, Liljana Kondakçi, ndërsa nga ana e cirkut konfirmohet pjesëmarrja e artistëve të njohur si Tahir Baçova, Justina Petrela e Met Selimi, së bashku me grupin e akrobatëve të rinj, të cilët do të jenë nën drejtimin e drejtorit artistik të këtij cirku, Kujtim Dumi./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended