Invalidët në grevë - (27 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një grup invalidësh filloi sot pasdite grevën e urisë në kërkim të të drejtave të 600 anëtarëve të shoqatës së paraplegjikëve shqiptar. Në ofiçinën ku prodhohen karroca për invalid, 4 prej tyre do të përfaqësojnë masën. Në dy ditët e grevës së urisë e cila vjen paralajmëruese ndaj indiferencave qeveritare. Statusi i individit është kërkesa kryesore me të cilën mund të vazhdojnë të integrohen në shoqëri.

Ngritja e një ndërtese komunitet, një palestre rehabilitimi apo dhe një punishte në mënyrë që të kenë mundësi të punësohen. Pas mjaft takimeve me ish dhe kryeministrin aktual përveç premtimeve nuk kanë parë ndonjë zgjidhje. Greva e kufizuar në kohë lidhet mbi të gjitha me gjendjen e tyre shëndetësore./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended