Firma Sarandopulos nuk jep pagat, punetoret ne greve - (26 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

80 shoferë të kamionëve të tonazhit të rëndë që punojnë pranë firmës Sarandopulos, që prej disa ditësh janë në grevë. Firma Sarandopulos, e cila po ndërton autostradën Plepa-Rrogozhinë, 36 km të gjatë, ka disa muaj që nuk bënë pagesat. Janë rreth dy miliard lekë të vjetra, që kjo firmë u detyrohet këtyre punonjësve. Prej pesë ditësh puna në këtë segment rrugor është ndalur dhe është bllokuar edhe dera e kantierit në Lekaj, ku është e vendosur fabrika e asfaltit.

Vetëm 3 kilometra larg Rrogozhinës, në pikën e quajtur guri i Zhurit, autostrada qëndron e bllokuar. Punëtorët ankohen për mos marrjen e pagave dhe thonë, që ditën që pronari do t?iu jap lekët do ta hapin derën e kantierit, që të fillojë puna. Sipas Ministrisë së Transportit marrëveshja kontraktuale midis saj dhe firmës greke Sarandopulos, bën përgjegjëse vetëm këtë të fundit, pasi punëtorët legalisht dhe ilegalisht njohin vetëm firmën ndërtuese./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended