Vladimir Putin zgjidhet president - (27 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vladimir Putin është zgjedhur zyrtarisht sot presidenti i rusisë. Ai ka siguruar fitoren në zgjedhjet e djeshme ku ka numëruar 52% të votave, ndërsa kundërshtari i tij, lideri i Partisë Komuniste Zhuganov 30%. Rreth 69% e votuesve kanë marrë pjesë dje në votime.

Vladimir Putin ish-shefi i KGB Sovjetike ishte pothuajse i panjohur verën e kaluar kur ai u zgjodh kryeminitër i Rusisë. Pas largimit të ish-presidentit Boris Jelsin ai zuri vendin e presidentit të rusisë ku nga dita e sotme ai është zgjedhur zyrtarisht i till. Përqindjen më të lartë të votave Putin e ka marrë në qytetin e lindjes San Petersburg, ku ka fituar 62%, ndërsa rekord ai ka shënuar në ushtri gati një milion e dyqind mijë ushtarë i kanë dhënë atij 80% të votave.

Sot në mëngjes Putini ka deklaruar se nëse zgjedhja e tij si president konfirmohet zyrtarisht ai mund ti ftoj kundërshtarët e tij politik të marrin pjesë në qeveri. Zhuganov lideri i Partisë Komuniste kundërshtar i hapur i Putinit ka deklaruar se përfundimi zyrtar nuk ka dalë. Por fitorja e Putinit është vlerësuar dhe nga popullata civile përveç asaj ushtarake. Shefi i ri i Kremlinit Vladimir Putin që sot e presin detyra mjaft të mëdha./tvklan.al

Recommended