MAPE trajnim me policet rrugor - (28 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të huajt na mësojnë si të rregullojmë trafikun. 9 ekspert policie të MAPE-s në bashkëpunim me policët e trafikut të Tiranës, sot kanë nisur trajnimin praktik për sigurimin në rrugë. Duke filluar nga ora 10 e paradites në bulevardin qëndror dhe kryqëzimet e rrugëve ?Bajram Curri? dhe Zhan D?Ark?, janë vënë re më shumë uniforma të policisë sonë rrugore dhe shenja kufizuese të sjella nga MAPE.

Leksionet e marra deri tani fillojnë të duken në praktikë. Çelsi i sigurisë është për të gjithë, qeveritar, punonjës, të huaj dhe publikun shqiptar të cilët duhet të zbatojnë kodin rrugor. Gjithkush duhet të dij rolin e tij dhe detyra e të gjithëve është tu binden rregullave të qarkullimit.

Ky trajnim në praktikë do të bëhet me tre turne deri në orën 16. Ky veprim i MAPE-s bëhet i mundur nga bashkëpunimi me ministrinë e Rendit në lidhje me edukimin e publikut. Katër javë do të vazhdoj trajnimi praktik i policëve rrugor, i cili do të nënvizoj se pa rregulla ka aksidente./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended