Pollo e Bushati për seminarin e Lubjanës - (28 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Përfaqesuesit e opozitës shqiptare të sapokthyer nga konferenca e Lubjanës e organizuar nga Instituti Republikan Amerikan deklarojnë se koalicionet në shqipëri kanë nevojë të institucionalizohen. Ky shqetësim i tyre është ngritur dhe gjatë punimeve të kësaj konference.

Në materialin e paraqitur nga Instituti Republikan Amerikan thuhet se drejtori rajonal për Europen Juglindore John Anelli ka nënvizuar se ka probleme serioze me demokracinë e brendeshme në PD. Sipas tij këto simptoma çuan në ardhjen e PS në pushtet. Për këto arsye thuhet më tej PD zyrtare ka një reputacion të ulët në SHBA. Por çfarë thonë disa nga pjesmarrësit e opozitës shqiptare në këtë konferencë? Për Tv Klan flet deputeti Genc Pollo.

Genc Pollo:- ?Pjesmarrësit në seminar që përfaqesonin të gjitha partitë e opozitës ishin në një mendje që duhet institucionalizuar bashkëpunimi, duhet të shihen rrugët për ta forcuar këtë bashkëpunim në mënyrë që në zgjedhje opozita e djathtë të jetë e sukseshme?.

Ndërsa deputeti Bushati i vlerëson si të rëndëishme punimet e kësaj konference dhe shton.

Zef Bushati:- ?Në konferencë nuk u morë njeri me Sali Berishën. Ishte e domosdoshme që nga PD të kishte përfaqesues zyrtar?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari