MAPE trajnimi për policët rrugor - (27 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Anullohet për 24 orë trajnimi praktik i policëve të qarkullimit rrugor të Tiranës nga 9 oficer policie të MAPE-s. Nga grupi i ekspertëve të MAPE-s është rënë dakort për fillimin e këtij trajnimi në orën 10, ndërkohë që pala e policëve të trafikut shqiptar është paraqitur gati treçerk ore me vonesë dhe e përgjysmuar. Nga 12 të tillë që kërkon trajnimi dhe MAPE, 7 janë paraqitur. Ky ka qenë edhe serioziteti me të cilin është përgjigjur policia e trafikut për ta ndrequr këtë.

Qëllimi i pranisë së MAPE-s në rrugët e kryeqytetit është vendosja e një qarkullimi të rregullt dhe të trajnojë përdoruesit e rrugëve. Në pritje të policëve rrugor shqiptar oficeri i MAPE-s tregon gjithçka për praninë këtu.

Oficeri i MAPE:- ?E rëndësishme është që të gjithë përdoruesit e rrugës, shoferët, çiklistët tu binden rregullave. Nga statistikat kemi vënë re se shumica e aksidenteve janë bërë në këmbësor dhe se shoferët nuk kanë përdorur sigurinë në dhënien e makinave të tyre. Shumë e rëndësishme për ne është që të gjithë ti binden kodit rrugor?./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti