Genc Pollo për opozitën dhe zgjedhjet - (11 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Opozita duhet të ndërpres bojkotin dhe të angazhohet më shumë për të fituar zgjedhjet lokale. Kështu është shprehur sot deputeti reformator Genc Pollo, i cili nuk ishte as në tryezën e partive të djathta dhe as me socialistët, pasi reformatorët nuk janë të përfshirë në asnjë grupim.

Genc Pollo:- ?Problemet serioze të shkaktuar nga pushteti socialist, në radhë të parë nga zoti Mejdani, pjesërisht janë kapërcyer me dorëheqjet dhe shpresoj që KQZ të normalizohet, të jetë e pranueshme nga të gjitha palët. Pengesat e tjera mund të kapërcehen gjatë diskutimit të ligjit elektoral dhe mendoj që me arritjen e zgjidhjeve të kënaqshme në këtë drejtim PD dhe shpresoj një opozitë e bashkuar do futet për të fituar në zgjedhjet lokale?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended