Gazetari Andi Bushati interviste per ndryshimet ne qeverine Meta - (5 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Gazetari dhe analisti Andi Bushati i ftuar në studion e lajmeve të Tv Klan nga gazetarja Mirela Milori, jep opinionin e tij rreth lëvizjeve të reja në kabinetin Meta. Sipas Bushatit, duhet të ketë më shumë transparencë ndaj publikut, për ndryshimet e ministrave në qeverinë Meta.

Gazetari Andi Bushati:- ?Unë mendoj se është një motiv i thënë me një gjuhë të drunjtë dhe aspak transparent. Për mendimin tim në çdo rast duhet të ketë ndryshime qeveritare, duhet që bashkë me to të tregohet një transparencë më e madhe ndaj publikut. Çfarë kanë bërë këta ministra që largohen? Cilat janë arsyet e largimit të tyre? Cilat janë arritjet e tyre? Vetëm kështu mund të krijohet një transparencë më e madhe ndërmjet qeverisë edhe publikut. Sepse psh. po të marrim rastin e Ministrit Hajdaraga është përfolur disa herë për disa afera, por u mendua sikur Hajdaraga i kaloi këto raste dhe sot papritur ne mësojmë që një nga ministrat më të rëndësishëm siç është Ministri i Mbrojtjes, largohet papritur. Pikërisht këtu duhet transparenca që publiku të dijë se cilat ishin të mirat dhe mangësitë e këtyre minitrave që largohen.

Gazetarja Mirela Milori:- Andi, ka pasur shpesh herë akuza në shtypin shqiptar se kryeministri Meta ju ofron poste njerëzve të tij. Si mendoni për këto shkarkimet e fundit?

Gazetari Andi Bushati:- ?Për mua është pak e rëndësishme se nga i merr kryeministri Meta ata njerëz me të cilët ai ka vendosur të arrijë rezultatet që i ka vënë vetes. Për mendimin tim këtu problemi është tjetër, mbi ç?kritere zgjidhen këta njerëz, të cilët do të drejtojnë pikat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare. Shohim që shpesh herë nga PS dhe kryeministri Meta është thënë për një hapje më të madhe të qeverisjes ndaj shoqërisë civile dhe disa ministra që kanë ardhur nga shoqëria civile po e justifikojnë punën e tyre, ndërkohë që ka dhe ministra të tjerë që qëndrojnë në postet e tyre, duket sikur e bëjnë këtë vëtëm, për të ruajtur ekulibrat politike, krahinore apo dhe fetare. Këta të dytët kanë edhe rendimentin më të vogël në qeverisje dhe nëse do vazhdohet duke ruajtur këto raporte nuk mund të krijohet një ekip ose një ansambël për të arritur maksimumin në qeverisjen e vendit?./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended