Republikanët për KQZ - (25 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Republikanët kanë deklaruar sot se nuk do të bojkotojnë zgjedhjet dhe do të respektojnë afatet. Sipas tyre afati i vendosur nga OSBE për përfundimin e shqyrtimit të kodit elektoral, është mëse i mjaftueshëm, por mazhoranca po përpiqet të pengoj këtë afat. Por opozita kanë deklaruar ata, nuk do të pajtohet kurrësesi me përbërjen e KQZ. Çdo tentativë për të shmangur ndërtimin e këtij komisioni u shprehën republikanët do të ketë kontenstimin e padiskutueshëm të opozitës.

Sipas tyre një situatë e tillë do të komplikonte ecurinë e mëtejshme të punës së ekspertëve për të arritur në afatin e caktuar formulimin ligjor të pranueshëm nga të gjitha palët si e vetmja mënyrë për të siguruar një proces zgjedhor të ndershëm.

Partia Republikane ka shprehur sot shqetësimin për mundësinë e manipulimt nga PS. Korrupsioni dhe bandat e armatosura në shërbim të tyre deklaruan ata janë faktor që partia në pushtet do ti përdor për të manipuluar zgjedhjet. Republikanët kanë kërkuar që komuniteti ndërkobëtar të marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme nëpërmjet përfaqësuesve të tyre./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego