A ishte vrasja, e ligjshme? Komente të ndryshme për ekzekutimin e gjeneralit iranian

  • 4 years ago
Pati shumë pyetje pas vrasjes së bujshme të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, por një ndër të parat që u ngrit në ato momente, lidhje me legjitimitetin e një lëvizjeje të tillë.


Lideri i njësisë elitë Quds ishte një figurë brutale, dhe forca e drejtuar prej tij konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Por pavarësisht armiqësive të hershme, dhe përfshirjes në një lojë hijesh në Lindjen e Mesme, Amerika, në të vërtetë, nuk i ka shpallur kurrë zyrtarisht luftë Iranit. Ndaj vrasja e njeriut të dytë më të fuqishëm të republikës islamike, i cili mbante një pozicion të lartë shtetëror dhe ushtarak, është qartazi një ?ekzekutim? sipas ekspertes së të drejtës ndërkombëtare, Mary Ellen O?Connell.

Pentagoni argumenton se sulmi i autorizuar nga vetë presidenti Donald Trump, i cili kishte për qëllim eliminimin e Soleimani, kishte për qëllim mbrojtjen e forcave ushtarake amerikane jashtë vendit. Soleimani, sipas departamentit amerikan të mbrojtjes, po zhvillonte në mënyrë aktive plane ?për të sulmuar diplomatët amerikanë dhe personelin e shërbimit në Irak dhe në të gjithë rajonin.? Deklaratat pasuese të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe vetë Trumpit gjithashtu e karakterizuan këtë vrasje si ? një ndëshkim? për gjakun që ka pasur gjenerali në duart e tij në të shkuarën. O?Connell ka një tjetër argument. Sipas saj, pavarësisht se vrasja inkuadrohet si pjesë e një konflikti të armatosur mes dy shteteve ose si vazhdë e politikave që synonte frenimin e terrorizmit, ajo nuk karakterizohet dot si veprim në vetëmbrojtje, pasi nuk ka pasur kurrë një aksion të plotë dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara nga Irani.

?Arsyeja ligjore e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Irak është të pengojnë Shtetin Islamik, e jo të luftojnë kundër Iranit. Për më tepër, milicitë e mbështetura prej tij. Ekzekutime të tilla, ligji i ndalon si në kohë paqeje, ashtu dhe në fushën e betejës?, shprehet Mary Ellen O?Connel.

Vrasja e paramenduar e një komandanti me paramendim e një komandanti të veçantë për ato që ka bërë në fushën e betejës, apo që mund të bëjë ndërkohë, është ndaluar sipas O`Connell nga ligji i konfliktit të armatosur që daton prej Konventës së Hagës në vitin 1907, dhe një protokolli të Konventës së Gjenevës në 1949 që thotë se ? është e ndaluar të vrasësh, plagosësh apo kapësh një kundërshtar në pabesi?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#QasemSoleiman#SHBA#TopChannel

Recommended