Ora News - Biznesi iranian interes për të investuar në Shqipëri, të pakënaqur me shkëmbimet tregtare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi iranian e sheh me interes Shqipërinë për të investuar në sektorët e mjekësisë, naftës, gazit dhe mallrave të konsumit. Kryetari i dhomës së Tregtisë së Iranit shprehet se Shqipëria konsiderohet si një pikë e rëndësishme strategjike për të shtrirë marrëdhëniet me rajonin. Ndërsa i cilëson shkëmbimet tregtare të pakënaqshme.

Irani e sheh Shqipërinë si një vend të rëndësishëm për të zhvilluar marrëdhëniet tregtare dhe për ti zgjeruar ato më tej në rajon e Europë.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Iranit shprehet se Shqipëria është i vetmi vend anëtar në Organizatën Islamike dhe nisur nga kjo shihet si një pikë e mirë lidhjeje me rajonin.

Gholam Hossein Shafei: Shqipëria është i vetmi vend në rajon që është anëtar i Organizatës së Konferencës Islamike dhe ka popullsi myslimane, duke na krijuar edhe lidhje fetare mes dy vendeve tona. Duke pasur parasysh pozitën gjeografike të Shqipërisë dhe zhvillimin që ajo ka pasur vitet e fundit, ne e shohim atë si një mundësi të mirë jo vetëm për marrëdhëniet dy palëshe por edhe si pikë lidhjeje për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e rajonit dhe Europës.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë shprehet se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve janë në nivele shumë të ulta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-iranian-interes-te-investuar-ne-shqiperi-te-pakenaqur-me-shkembimet-tregtare#.Wt8_DAv95c0.facebook

Recommended