Stop - Me diagnoza te ndryshme ne Vlore e Itali, sorollatet 4 vjet per kemp! (01 maj 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Shqetësimi i radhës na ka çuar në Vlorë, ku një qytetare ka rezultuar me diagnoza të ndryshme nga spitali shqiptar dhe ai italian. Remzi Limo tregon se prej 4 vjetësh gruaja e tij sorollatet pa zgjidhje.

Mjekët e Spitalit Rajonal të Vlorës e diagnostikuan me astmë, ndërsa spitali italian ?San Bennedetto?, me dy diagnoza: aortë të zgjeruar dhe tumor në veshka. Remziu u ballafaqua me mjekët në Vlorë dhe takoi edhe Shefin e Patologjisë Skënder Alushaj. Pas kësaj, gruaja u shtrua 11 ditë në spital për ekzaminime të tjera dhe sërish e nxjerrin normale.

Vetë pacientja, Edlira Limo tregon se ka shumë probleme me shëndetin dhe i duhen 60 euro në muaj për ilaçe. Ajo kërkon që të paktën të përfitojë Kempin.

?Nga frymëmarrja unë nuk mbushem dot me frymë, po të mos kem këto ilaçet. Unë nuk kam me çfarë t?i marr. Tensioni më rri i lartë, sado që po pi këto ilaçe. Kam edhe ilaçin e pasdites, që po të mos i kem, nuk marr dot frymë. Të gjitha këto medikamente, shkojnë tek 60 mijë lekë. Unë nuk kam me çfarë t?i marr. Ndërsa 50 euro shkon vetëm pompa që kam marrë në Itali. Pompë si tip oksigjeni .Kam edhe aparatin e frymëmarrjes në shtëpi. Mua më vjen zor tani që të m?i blejë mbesa këto ilaçe. Duke qenë se nuk kam me çfarë t?i marr i lutem që të më japin vetëm Kempin, që unë t?i bie prapa sëmundjes time?, thotë Zonja Edlira Limo.

Për rastin në fjalë, emisioni Stop iu drejtua Spitalit Rajonal të Vlorës. Burrë e grua, me anë të kamerës së fshehtë zhvilluan këtë bisedë me Shefin e Pavionit të Patologjisë:

Qytetari-Unë nuk e di përse nuk e dhanë këtë fletën e Kempit?

Shefi i Pavionit të Patologjisë-Po se s?doli asnjë gjë këtu!

Qytetari-Si s?doli asgjë?

Qytetarja-Unë kam ato të Italisë!

Qytetari-Po pse çfarë janë këto dokumente? Kot i kam unë këto dokumente?!

Shefi i Pavionit të Patologjisë-Po, unë isha që i argumentova.

Qytetari-Dakord! Unë jam dakord me ty, po këto të tjerët, këto të tjerët s?kanë bërë asgjë! E fillojmë, që tek doktori poshtë, ky Agimi ta thashë që ma ka bërë normale. Kur bënë të dytën doli e rregullt, po tha, është e vërtetë. E shtrove ti, e bëri prapë normale. Ai dokumenti merret për bazë, apo jo?

Shefi i Pavionit të Patologjisë-Po pra!

Qytetari-Atëherë si i bie tani? I bie, që këto tallen!

Pas kësaj bisede, për të biseduar me Shefin e Pavionit shkoi gazetarja e Stop.

Gazetarja-Përshëndetje! Si kalove?

Kryeinfermierja-Përshëndetje!

Gazetarja-Odeta, gazetare nga emisioni ?Stop?!

Kryeinfermierja-Uh, të njoha!

Gazetarja-Juve jeni?

Kryeinfermierja-Unë jam kryeinfermierja. Ke gjë për mua? Jo. Diagnozat i vë mjeku.

Gazetarja-Kuptoj!

Kryeinfermierja-Mund të flasësh me shefin nesër!

Gazetarja-Mund t?i bëjmë një telefon?

Kryeinfermierja-Ta marr unë, që ta besosh që nuk është këtu?

Gazetarja-Po!

Kryeinfermierja-(I telefonon shefit) Ë në Kemp je? Po, po?

Gazetarja-Të lutem zotëri! Jam Odeta Gjevori, ga...

Recommended