Byroja Parlamentare - (14 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Byroja Parlamentare ka vendosur sot që komisioni i deklarimit të pasurive në fund të mandatit të tij ti paraqes parlamentit shifrat për varfërinë e deputetëve dhe zyrtarëve të lart shqiptar. Në deklaratat e tyre për pasurinë paraqiten shifra kushte minimale për kushtet e banimit, aktivitetin ekonomik dhe depozitat bankare. Nënkryetari i kuvendit Dokle tha se s'kanë për tu gjetur dot shifrat e sakta për pasurinë e politikanëve shqiptar, përderisa çdo veprim të kaloj nëpërmjet llogarive bankare.
Ndërkohë Skënder Gjinushi tha se ky komision nuk është ngritur për të zbuluar korrupsionin por thjeshtë për të bërë deklarime jo publike të pasurisë së deputetëve. Në këtë pikë s?ka patur debat mes të djathtëve dhe të majtëve në byronë e parlamentit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialistë janë propozuar kandidaturat e Shahollarit dhe Çakës në përbërje të komizionit të ri të verifikimit të pasurive. Byroja parlamentare ka vendosur që kryeministri Meta dhe ministrat e tij të raportojnë të hënën në parlament për projektet shqiptare të paktit të stabilitetit. Nenkryetarja Topalli tha se qeveria përpara se ti dërgontë projektet në Bruksel duhet ti bënte publike edhe për opozitën.

Në mbledhjen e byrosë socialisti Ruçi kërkoi të zbulohej emri i deputetit që mori pjesë në kongresin e socialistëve serb. Sipas të dhënave ende jo zyrtare në këtë kongres mori pjesë deputeti minoritar Ziso Vuci, për të cilin Melo tha se në atë kohë ndodhej në Athinë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended