Robert Frowik në Tiranë - (23 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Diplomati amerikan Robert Frowik është takuar sot në Tiranë me presidentin e republikës Rexhep Mejdani dhe kryeministrin Meta me cilësinë e grupit të punës të SHBA-së për zgjedhjet në europën juglindore. Ish-i ngarkauri me punë në ambasadën amerikane në Tiranë dhe diplomat ekspert për çështjet e ballkanit ndodhet në shqipëri në kulmin e diskutimit për zgjedhjet e përgjithshme lokale të këtij viti.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj të opozitës kanë bllokuar ecurinë e procesit zgjedhor përshkak të kundërshtieve të tyre të komisionit qendror të zgjedhjeve. Frowik, gjatë misionit të shkurtër diplomatik në Tiranë, me rikthimin e PD në parlament tregoi se kishte ndikim tek lideri i saj Sali Berisha.

Vizita e tij tani në Tiranë ndoshta do të kontriboj në zhbllokimin e procesit parazgjehor. Pikërisht për këtë qëllim ai ka planifikuar në axhendën e tij të sotme takime me ambasadorin e OSBE-së Gert Ahrens dhe përfaqësues të partive politike. Gjithsesi qëndrimet e tij do të bëhen publike në konferencën për shtyp./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego