Ish-deputeti Salianji nxjerr dokumentin e valeve telefonike per vendndodhjen e Agron Xhafajt

  • 4 years ago
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i dënuar sot nga Shkalla e Parë me 1 vit burgim për dëshmi të rreme për çështjen ?Babalja?, ka publikuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan hartën e valëve telefonike që tregojnë vendndodhjen e Agron Xhafajt në Vlorë.

Sipas tij, gazetari Jetmir Olldashi, ?Babalja? dhe Agron Xhafaj kanë qenë në Vlorë në të njëjtin orar, ndryshe nga sa pretendon Prokuroria.

?Dëshmia e gazetarit Jetmir Olldashi thotë që rreth orës 13:30 unë jam ulur tek lokali ?Dy Palmat?. Në mëngjes, thotë gazetari, unë kam hyrë bashkë me... dhe nuk e kemi gjetur Agron Xhafajn. Pretendimi i prokurorit është që Jetmir Olldashi nuk ka qenë fare në Vlorë.
Qelizat tregojnë antenat që Agron Xhafaj ka qenë në Vlorë. Pse janë 3 antena të ndryshme telefonike? Sepse janë 3 kompani të ndryshme telefonike. Në orën 12:30-13:45 janë në të njëjtat valë. Qelizat telefonike e vërtetojnë katërcipërisht. Së pari ra pretendimi i Prokurorisë që Agron Xhafaj nuk ka qenë në Vlorë?, u shpreh Salianji në emisionin ?Opinion?.

Recommended