Report Tv-Ish-deputeti i PD-së, Salianji merret i pandehur për dosjen 'Babale'

  • 5 years ago
TIRANE-Prokuroria ka marrë të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen 'Babale'. Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa ditën e premte do të paraqitet në prokurori për t'u njohur zyrtarisht me akuzën që është ngritur kundër tij. Salianji është marrë i pandehur, pasi është personi që denoncoi audiopërgjimin.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media online në Shqipëri, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si "Babale" për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës.

Nga tjetër, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat "Shqiptarja.com" i publikoi ekskluzivisht vitin e kaluar, Fredi Alizoti, në biseda telefonike me "Babalen" por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga Salianji.

Gjithashtu, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar për azil. Pasi u arratis fillimisht në Kosovë ku kërkoi për disa muaj azil politik, Albert Veliu përfundoi në fillim të këtij viti në Belgjikë. Ndërkohë që cështja për Babalen (Albert Veliun) dhe kunatin e tij është e veçuar për shkak se hetimet ndaj Salianjit nisën në kohën kur ai ishte deputet. Tashmë cështja pritet që të përfundojë në gjykatë.

Recommended