RTV Ora – Pjetri i dënuar në Itali? PD nxjerr dokumentin, Kryebashkiaku i Shkodrës: Pres verifikimet

  • 5 years ago
#rtvora
Shkodra mbetet nga qytetet e fundit ku nuk është bërë rotacioni i kryebashkiakëve, por dhe një nga zonat që është kthyer në debatin kryesor të politikës. Partia Demokratike publikoi sot një dokument ku Valdrin Pjetri rezulton të jetë i ndaluar për trafik droge. Sipas dokumentit të marrë nga sistemi i Kuesturës së Firences, i cili u bë publik nga Sekretarin i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003.

Madje në këtë dokument është dhe emri i Altin Dodës që mësohet se është dhe koordinator në njësinë 3 në kryeqytet. Madje mësohet se ai është djali i një ish ministri të PS.

"Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence."

Po sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Madje Bardhi shprehet se Pjetri ka firmosur pranimin e fajësisë.

Gazmend Bardhi: "Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian. Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale ?shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope?, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian."

Bardhi akuzoi Ramën se përmes heshtjes po mbron Valdrin Pjetrin nga drejtësia. Madje ai shtoi, se Edi Rama u njoftua nga partnerët ndërkombëtar për dënimin e Pjetrit dhe këtij të fundit në bazë të ligjit të dekriminalizimit i ndalohet të ushtrojë funksion publik.

"Të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, Edi Rama e ka mësuar nga të njëjtat burime diplomatike, në të njëjtën kohë me Partinë Demokratike.

Bardhi shprehet se Pjetri ka firmosur pranimin e fajësisë. Ndërkaq Taulant Balla në facebook theksoi se ky është një sulm politik dhe se duhet të reagojnë institucionet e drejtësisë. Madje ai shprehet se PS do të qëndrojë në anë të zbatimit të ligjit
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-nxjerr-dokumentet-valdrin-pjetri-i-denuar-me-18-muaj-burg-trafik-droge
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2Rh...

Recommended