Avokati i Popullit prezanton raportin vjetor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka prezantuar kete te marte raportin vjetor te punës per vitin 2018 te institucionit qe ajo drejton. Perpara deputeteve, Ballanca eshte ndalur tek problemet e evidentuara ne nje sere fushash por theksi kryesor ka qene tek situata ne burgje.Pavarësisht se ka pasur nje përmirësim, pra numri apo ceshtjet e mbipopullimit jane adresuar ne krahasim me vitet e kaluara, mbetet problem thelbësor dhe i rëndësishëm, ceshtja e trajtimit mjekësor, si dhe problematike qe kane te bëjnë me trajtimin mjekësor neper burgje. Përpos kompleksitetit per te vërtetuar rastet e ushtrimit te dhunes, fizike dhe psikologjike nga ana e punonjësve te Policisë se Shtetit dhe te burgjeve, ka pasur raste kur eshte arritur te provohet qe është ushtruar dhune nga ana e punuesve te policive te IVEP, Policia e Burgjeve ne Fushe Kruje, per shembull dhe ne keto raste ne kemi bere adresimet përkatëse ne organet kompetente.Raporti i institucionit te avokatit te popullit evidenton edhe kushtet e vështira ne postat e policisë.Kushtet fizike te postave te police jane jo ne përputhje me ligjin e miratuar nga kuvendi dhe me rregulloren e vete policisë dhe ne keto kushte, pavarësisht rekomandimeve qe kemi dhëne, rezulton qe situata e ketyre ambienteve nuk eshte ne përputhje me parashikimet ligjore.Ne fund, Erinda Ballanca kerkoi me shume vëmendje nga te gjithe ligjevenesit ne zbatimin e rekomandimeve te institucionit qe ajo drejton.

Recommended