Ora News - Avokati i Popullit mbështet protestën: Ministria dhe Universitetet na kanë injoruar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe Avokati I Popullit ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve. Ky institucion deklaron se përgjatë dy vite i është drejtuar me rekomandime ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve por përgjigjet kanë qenë sipërfaqësore dhe në disa raste janë injoruar. Avokati I Popullit apelon përkrahje për shtresat në nevojë.

Dy javë pas protestës së studentëve ka reaguar dhe institucioni I Avokati të Popullit. Nëpërmjet një deklarate, Avokati i Popullit mbështet kërkesat e studentëve që kërkojnë akses dhe kushte më të mira për arsim, duke bërë thirrje që të rishikohet i gjithë kuadri ligjor i sistemit tonë të edukimit. Në këtë dokument ngrihet shqetësimi se ligji i ri nuk ka marrë në konsideratë lehtësimin e barrës së pagesave për kategoritë që vijnë nga shtresa sociale në nevojë, ata me aftësi të kufizuara dhe invalidët.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/avokati-i-popullit-te-pergjysmohen-tarifat-studentet-ne-nevije

Recommended