Dënohet Todosijeviç, quajti trillim masakrën e Reçakut

  • 4 years ago
Ish-ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijevic, u dënua të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim.

?Aktgjykimi është i padrejtë, i paligjshëm dhe duhet të shfuqizohet. Është i shkallës së parë dhe jopërfundimtar deri në vendimin e Gjykatës së Apelit?, tha avokati i tij Nebojsha Vllajic.

Teodosijevic u dënua për një deklaratë të bërë në mars, me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave ? fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë.
Me atë rast, Teodosijevic tha se ?shkak për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut?.

Kryeministri i Kosovës, tashmë në detyrë, Ramush Haradinaj, e shkarkoi Teodosijeviqin rreth dy javë pas deklaratës.

Haradinaj tha se ?gjuha e urrejtjes? e një ministri nuk mund të tolerohet.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Teodosijeviq u dënua sepse tha ?atë që secili serb e di dhe e ndjen?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended