• 5 years ago
Avni Nuhaj nga fshati Nerodime e Epërme ishte vetëm 12 vjeç, kur më 26 Mars të vitit 1999, forcat serbe hynë në shtëpitë e tyre duke vrarë e dëbuar banorët nga fshati.

Përveç gjyshit, Avniut i kishin masakruar edhe xhaxhain dhe dy kushërinjtë e tij. Ndonëse ishte i mitur thotë se i mban në mend mirë bashkëfshatarët e tij serbë që morën pjesë në këtë aksion. E në mesin e tyre sipas tij ishte edhe Zllatan Kërstiç, i arrestuar ditë më parë në Ferizaj.

Kërstiçin e ka identifikuar edhe bashkëfshatari i Avniut, Fazli Biba. Kërstiç dhe shumë të tjerë që i përmendin dëshmitarët ishin bashkëfshatarë të tyre, por që kishin ikur nga fshati. Menjëherë pas përfundimit të luftës.

Këtu në këtë vend tani të mbuluar me ferra në Nerodime të Epërme të Ferizajt ka jetuar Zllatan Kërstiç i dyshuar për pjesëmarrje në dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve nga po ky fshat. Ai është arrestuar nga policia ditë më parë në Ferizaj.

Ai aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa prokuroria është duke hetuar rastin dhe janë duke marrë në pyetje shumë dëshmitarë të fshatit. Ndërsa banorët shqiptarë të Nerodimes jetojnë me shpresën se drejtësia një ditë do të triumfojë.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended