Dacic e Dodik denojnë masakren

  • 5 years ago
Kjo është kënga nacionaliste serbe që autori i masakrës në Zelandën e Re po e dëgjonte. Dy emra të gdhendur në armën e tij po ashtu ishin serb, pasi duket se është motivuar nga historitë e Ballkanit, Kjo ka bërë që i tërë spektri politik nga Bosnja dhe Serbia të reagojnë.

Përfaqësuesi i serbëve të Bosnjës në presidencën e këtij shteti, Millorad Dodik ka mohuar të ketë lidhje me serbët duke e gjykuar këtë akt. Kurse ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se askush nuk kërkon gjak për serbët dhe se e dënon një akt të tillë.

Ivica Daçiç, Ministër i jashtëm i Serbisë: Muxhahedinët vrisnin serbët në Bosnje dhe nuk kam parë reagime të bashkësisë ndërkombëtare. Është normale që disa në situate të tilla paraqiten ekstremist të ndryshëm dhe dua të them se Serbia nuk ka asnjë lidhje me këtë dhe nuk kërkojmë nga kush të marrë hak për viktimat serbe. E gjykojmë këtë akt dhe kjo është dëme për Serbinë dhe brenda shtetit tonë do të arrestojmë të gjithë që kanë ide të tilla.

Ai ka thënë se liderët shqiptarë kanë nxituar, pasi terroristët nuk mund të reagojnë për terroristët.

Ivica Daçiç, Ministër i jashtëm i Serbisë : Kur Thaçi dhe Haradinaj bëjnë njoftime që prekin zemrën për raste të tilla, ata këtë e bëjnë pasi mendojnë ti bëjnë dëme Serbisë pasi po të ishin të prekur bënin reagime edhe për shqiptarët që janë numri më i madh që luftojnë në Siri.

Vrasësi nga Zelanda e Re dukej se ishte frymëzuar kryesisht nga figurat me radikale të Ballkanit dhe atentatori norvegjez Brejvik që kishte arritur të vriste 77 persona. Lidhja me serbët ka ndikuar që shumica e mediave ti kushtojnë edhe më shumë rëndësi.

Tv Klan