Gjyqi i ushtarakëve, ministri Hajdaraga - (23 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Katër funksionarët dhe ish-funksionarët e lartë të ministrisë së Mbrojtjes, ta akuzuar për tenderin e njohur të orizit, janë shpallur sot të pafajshëm nga gjykata e Tiranës. Pas disa seancash gjyqsore, sot gjyqtari Arben Kostandini ka rrëzuar akuzën, ?shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tender?, e mbrojtur nga prokurorja Ariston Puka duke vendosur pafajsinë për të pandehurit, Kiço Kalaja, Ramadan Ramadani, Kujtim Baholli dhe Ëngjëll Gjondeda.

Sipas akuzës katër të pandehurit kanë shkelur rregullat e tenderimit sin ë vendosjen e kompanisë fituese ashtu dhe në çmimin e mallit. Po për gjyqtarin Kostandini akuzat nuk u provuan për asnjë nga të pandehurit, duke ju dhënë pafajësin atyre dhe duke u mjaftuar me vënien e gjobës prej 100 mijë lekësh. Të pandehurit e 5?të, Shefqet Sferi me akuzën falsifikim dokumentash.

Në fakt çështja e tenderit të orizit finalizoj kulmin e saj dy muaj më parë ku një gjeneral i ushtrisë shqiptare Cikalleshi akuzoi direct ministrin e Mbrojtjes Luan Hajdaraga për ndërhyrje pranë komisionit të tenderit, duke favorizuar pale të caktuara. Deklarata e bujshme e gjeneralit Cikalleshi u mbështet edhe nga krerë të prokurorisë së përgjithshme, ku kryehetuesi Tirana pranoi se ka precedent penal. Këto akuza kanë sjellë më pas edhe reagimin e kryeministrit Meta, i cili në mbledhje urgjentë të qeverisë deklaroi:

Kryeministri Ilir Meta:- ?Pa marrë përsipër për të thënë nëse ishtë apo jo i implikuar ish-drejtori i përgjithshëm i ekonomisë, unë kam kërkuar shkarkimin e tij dhe e kam bërë këtë. Por unë nuk mund të shkarkoj një ministër sa herë i teket një prokurori, për më tepër pa prova, pa evidence të qarta, pothjesht e vetëm nëpër gazeta, thjesht dhe vetëm për qëllime politike?.

Sot pas procesit gjyqësor ku katër vartësit e Hajdaragës u shpallën të pafajshëm pas vendimit të gjyqatrit Kostandini, organit të prokurorisë i mbetet 10 ditë afat për apelim duke shënuar kështu dhe dështimin e radhës./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended