Fiks Fare/ Infermierja thyen karantinën, rrezikon të sëmurët e Qendrës së Zhvillimit

  • 4 years ago
Infermierja e Qendrës së Zhvillimit Shkodër , ka thyer karantinën duke rrezikuar 46 personat rezidentë, të cilët manifestojnë probleme shëndetësore të ndryshme.
E planifikuar për të qëndruar në karantinë për një muaj, Shota Marku infermiere në Qendrën e Zhvillimit Shkodër del nga ky institucion duke qëndruar në kafe me persona të tjerë, pa respektuar masat e sigurisë siç është maska. 46 është ndërkohë numri i personave rezidentë në këtë qendër për të cilët ka patur edhe staf që janë karantinuar me periudha 15 ditore apo 1 mujore. Sipas vëzhgimit që gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë bërë në terren për këtë rast edhe ditën e dytë infermierja del në kafe bashkë me një kolege të saj.Gazetarët shkojnë në institucion dhe pyesin fillimisht ekonomistin ,i cili thotë se për personat e karantinuar ka patur pagesa shtesë përveç rrogës.Ai shpjegon se janë 9 persona që detyrimisht duhet të jenë në karantinë midis tyre edhe infermieja Shota Marku e cila ka qëndruar në karantinë dhe më parë, në fillim të pandemisë covid 19.Gjithashtu gazetarët e Fiksit pyesin drejtorin e këtij institucioni sipas të cilit nuk është në dijeni se infermierja ka thyer karantinën ,ai thekson ndër të tjera se nëse kjo gjë ka ndodhur atëherë që nga ky moment infermierja do shkojë në shtëpi dhe do vijoëj me proçedurat e masave kundrejt saj.
Në një intervistë për gazetarët e Fiksit vetë infermierja pranon se ka thyer karantinën duke shkuar në kafe, gjithashtu në maternitet për të vizituar mbesën ,por sipas saj nuk ka rrezikuar të tjerët sepse nuk ka pasur persona afër.Gjithashtu pranon se në kafe ka qenë pa maskë .

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2...