Greket solidarizohen me fatkeqesine ne Shqiperi

  • 5 years ago
Greqia ishte ndër vendet e para që dërgoi ekipet e emergjencës në Shqipëri, për të përballuar pasojat e tërmetit shkatërrimtar. Por angazhimi për të ndihmuar shqiptarët ka arritur deri tek tifozët e futbollit. Si rrallë herë tifozët ultras të ekipeve të famshme si PAOK-ut, AEK-ut apo Panathinaikosit kanë organizuar fushata për mbledhje ndihmash humanitare.
Atë që nuk e bënë dekadat e bashkëjetesës dhe fqinjësisë, duket se e ka bërë tërmeti. Grekët këto ditë ndihen shumë afër me shqiptarët dhe po dëshmojnë një frymë të lartë solidariteti.
Televizioni grek Skai ka hapur në gjithë Athinën, 8 pika për mbledhjen e ndihmave, nën moton ?Të gjithë bashkë mundemi për Shqipërinë?. Edhe shqiptarët e Greqisë po grumbullojnë ndihma për t?i sjellë në vendin e origjinës.
Mbështetja për Shqipërinë në këto momente të vështira i shërben Greqisë edhe për të dëshmuar aftësinë e menaxhimit të situatave emergjente, siç deklaroi kryeministri Mitsotakis në kongresin e partisë së vet, Demokracia e Re.