Xing me Ermalin/ A ke marre leke nga greket? Anila Basha i pergjigjet Ermal Mamaqit

  • 6 years ago
Lajmi se Greqia financon me fonde sekrete, portale, media dhe gazetarë në vendin tonë bëri bujë disa javë më parë. Shumë personazhe publikë kishin emrin në listën e publikuar si të financuar nga Greqia dhe një ndër ta ishte edhe gazetarja Anila Basha. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan ku sqaroi dyshimet lidhur me lajmin. Gazetarja tha se ajo listë është publikuar për të fshehur emrat e atyre që vërtetë financohen nga grekët dhe shkoi edhe më tej duke u betuar për nënën e saj për të vërtetuar se nuk është financuar nga grekët.
Ermal Mamaqi: Nga greku ke marrë lekë?
Anila Basha: Uaa, isha te lista ë?
Ermal Mamaqi: Ishe.
Anila Basha: Mua më kanë futur te lista turke, te lista greke...
Ermal Mamaqi: Po sa kishe marrë nga greku?
Anila Basha: Po nuk e kanë nxjerrë shifrën akoma, ja po presim të hapen arkivat sekrete... Për më tepër akuzohet një gazetare që në vitin 2009 ishte promotore e anullimit të marrëveshjes së parë. Ai koloneli i famshëm që doli dhe hodhi poshtë marrëveshjen e detit në atë kohë, ishte pikërisht Gazetar Shqiptare që unë drejtoja që e anulloi atë marrëveshje. Dhe unë kisha dalë e para në listën greke. Është kamuflazh ky, për të fshehur të vërtetët.
Ermal Mamaqi: Që ta provojmë që nuk ke marrë para nga grekët zër be...
Anila Basha: Për kë të zë be?
Ermal Mamaqi: Zër be për kokën e mamait...
Anila Basha: Për kokën e mamait.
Ermal Mamaqi: Ok, u provua që ti s?ke marrë lekë nga grekët.

Recommended