Grekët e pavarur kanë lëshuar qeverinë e Ciprasit për shkak të mos-pajtimeve rreth Marrëveshjes së Prespës, tani që ajo duhet të ratifikohet edhe në Parlamentin në Athinë. Kryeministri Cipras ka deklaruar se kjo gjë nuk e lëkund nga rruga të cilën e ka filluar por ka ngritur nismë për votim të besimit ndaj qeverisë së tij, gjatë javës që vjen. Seanca për votëbesim ndaj kabinetit të Ciprasit pritet të fillojë të martën.