Mosfunksionimi i semaforëve bllokon Shkupin, policia nuk reagon

  • 5 years ago
Për rreth 30 minuta Shkupi  është bllokuar. Mosfunksionimi i semaforëve në afërsi të Qendrës Tregtare "Mavrovasja" ka bërë që të bllokohen të gjitha akset që kryqëzohen pranë kësaj qendre. Siç edhe shihet në video, policia gjendet në afërsi në anën e Pallatin të Gjykatave, mirëpo nuk ndërmerr masat e duhura. Për një moment shihet se si një qytetar del nga makina dhe fillon të udhëzoj makinat me qëllim zhbllokimin e trafikut.  Për fat të mirë  semaforët tashmë  kanë filluar të funksionojnë dhe si rezultat është zhbllokuar edhe trafiku.