Policia bllokon rrugën tek Unaza, qytetarët nuk lejohet të kalojnë

  • 5 years ago
#rtvora #unazaere #oranews
Zona e Unazës së Re tek "Astiri" është zgjuar sot e rrethuar nga policia.

Aksioni i policisë dhe IKMT nisi rreth orës 5 të mëngjesit me prishjen e pesë banesave të tjera, të cilat kishin mbetur nga aksioni i tre ditëve më parë. Ndërsa fadromat pastruan territorin nga inertet.

Forca të shumta krijuan një kordon në perimetrin e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e njerëzve dhe të makinave. Ndërsa nuk pati rezistencë nga banorët.

Pas përfundimit të aksionit, rruga për këmbësorët dhe makinat u hap normalisht.

Tre ditë më parë, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shembi 30 objekte. Edhe pse banorët rezistuan përgjatë gjithë natës nuk mundën të ndalonin ndërhyrjen, madje pati edhe përplasje.

Pas disa orësh aksi u lirua.