Ora News - Policia bllokon rrugën tek Unaza e Re, qytetarët nuk lejohet të kalojnë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Zona e Unazës së Re tek "Astiri" është zgjuar sot e rrethuar nga policia.

Forca të shumta kanë krijuar një kordon në perimetrin e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e njerëzve dhe të makinave.

Qytetarë dhe banorë të zonës janë të agravuar, pas nuk po lejohet që të kalojnë rrugën për në punë.

Tre ditë më parë, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka shembur 33 objektet e parashikuara në Unazën e Re. Edhe pse banorët rezistuan përgjatë gjithë natës nuk mundën të ndalonin ndërhyrjen, madje pati edhe përplasje.

LEXO EDHE: Në 12 orë 33 objekte të shembura, aksioni në "Astir" mbyllet me përplasje, arrestime dhe të plagosur

Me ndërhyrjen e forcave speciale u shoqëruan të paktën 15 persona, mes tyre dhe pedagogu Ervin Goci.

Për shkak të përplasjes, 13 persona u paraqitën në spitalin e Traumës, 5 prej të cilëve ishin të forcave të rendit.

Kërkesave për tu futur në zonë, forcat e rendit i janë përgjigjur me refuzim. Madje në rrethim është vendosur jo vetëm hyrja e Unazës së Madhe por dhe akset dytësore. Nga spitali banorët kanë akuzuar për dhunë.

Avokatët e banorëve të Astirit kanë denoncuar ndërhyrjen e policisë, teksa kanë shtuar se do të vazhdojnë betejën ligjore.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/policia-bllokon-rrugen-tek-unaza-qytetaret-nuk-lejohet-te-kalojne

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp