Uber humb licensën për të vepruar në Londër

  • 4 years ago
Kompanisë Uber nuk i është siguruar licensa e re për të vepruar në Londër. Lajmin e dha Transporti për Londrën, rregullatori i qarkullimit rrugor në kryeqendrën e Britanisë.


Ky rregullator sqaroi se aplikacioni për taksitë nuk ?është i duhur ? për të fituar licensën, pavarësisht ndryshimeve të mëdha pozitive që ka bërë kohën e fundit. Uber fillimisht e humbi licensën në 2017 për shkak të shqetësimeve për sigurinë, por më pas iu zgjat leja edhe për 15 muaj tjerë.

Kompania deklaroi se do ta apelonte vendimin e tha se ka ndërmend të veprojë derisa të merret një vendim i ri. Uber është përballur me rezistencë të fortë nga rregullatorët dhe kompanitë e taksive në një sërë shtetesh të botës, dhe shkak i shqetësimit të tyre ka qenë gjithmonë sigurua.

Rreth 45,000 drejtues makinash punojnë për Uberin në Londër, prandaj nëse licensa e kësaj kompanie refuzohet përfundimisht, të gjithë këta persona mund të mbeten pa punë. Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadik Khan e përshëndeti vendimin e marrë për Uberin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended