Gjykata i jep të drejtë AEFD për licensën e “Duty Free” në Rinas. Reagon ambasada e SHBA

  • 4 years ago
Gjykata administrative pranoi padinë e shoqërisë ADFD përsa i takon konfliktit për licencën e ushtrimit të aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në aeroportin e Rinasit. Gjyqtari Avni Sejdi rrëzoi urdhrin e ministrisë së Financave që kishte anuluar lejen e shfrytëzimit për pesë vitet e ardhshme të ?Duty Free? nga ADFD.


Për shkak se fituese e garës së hapur nga aeroporti për menaxhimin e dyqaneve ?Duty Free? e ka fituar ndërkohë kompania amerikane International Duty Free ICDF, seanca u monitorua sërish nga përfaqësues të ambasadës amerikane dhe gjermane. menjëherë pas vendimit deklaratën e parë e dha në hyrje të gjykatës presidenti i Dhomës amerikane të tregtisë.

Ambasada Amerikane reagoi duke deklaruar se ?në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.|e mbyll reagimin ambasada amerikane.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjykata#TopChannel

Recommended