Në kërkim të grekut që la gruan dhe fëmijët në Shqipëri dhe u nis për në Londër

  • 5 years ago
Pjesa e dyte Pa Gjurme dt 2 korrik Greku Dimitrios Farmakis 33-vjeç nga Rodhja i Greqisë u zhduk marsin e vitit 2016. Babai i dy fëmijëve u martua me shqiptaren nga Fieri Kristinën, në vitin 2010. Njohja e tyre erdhi nga vëllai i Kristinës, Santiano Alushaj i cili ishte shumë shok me Dimitrin.

Të dy vendosën të jetonin në Fier aty ku ndodhej edhe familja e Kristinës. Nga martesa e tyre erdhën në jetë dy fëmijët. Pas largimit të të atit ata sot jetojnë më nënën, për ënde nuk kanë asnjë informacion lidhur me fatin e babait të tyre. Dimitri u largua nga Shqipëria drejt Greqisë, pasi babai i tij ndërroi jetë.

Ishte viti 2015 kur ai u largua për përcjelljen e babait drejt banesës së fundit. Një vit më pas në vitin 2016 Dimitri nuk kthehet më në Shqipëri, por njofton familjarët në Shqipëri se po largohej drejt Anglisë. Mes shumë pretekseve Dimitri u premton se do të kthehej në vitin 2019, por sot ai ka humbur cdo kontakt me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Edhe pse nuk kanë patur asnjë konflikt, përgjatë gjithë kohës që kanë jetuar bashkë, ka qenë kjo distancë që duket se zbehu papritur marrëdhënien e dashurisë mes ciftit duke bërë që edhe fëmijët të mos kenë asnjë shans për të takuar babain. Asnjëherë nuk u kthye më në Shqipëri dhe kurrë nuk takoi më as fëmijët e tij. Ai humbi cdo kontakt nga Londra.

Recommended