Ora News - Tension tek Unaza e madhe, banorët nuk dalin nga banesa: Erioni s'na genjen me karamele

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situatë e tensionuar pranë rreth rrotullimit të Doganës në Tiranë.

Në kuadër të prishjes së banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe do të prishet dhe një banesë 2 katëshe.

E ndërsa ekskavatori po prish një objekt ngjitur, 5 pjesëtarë të kësaj banese nuk pranojnë të dalin nga shtëpia.

Për ta banesa është mundi dhe djersa e një jete dhe janë gati të ngujohen.

Bajram Nela flet për Ora News: "Do rezistojmë deri në pikë të fundit nuk e lëshojmë shtëpinë. Erioni nuk mund të më gënjejë me karamele. Kam 30 vjet që punoj për këtë shtëpi. Banesa ishte në proces legalizimi por është skualifikuar. E kemi ankimuar pasi vendimi i skualifikimit nuk është vendimtar dhe presim fjalën e drejtësisë. Kur gjykata të thotë që projekti i Unazës së Madhe është i ligjshëm dhe të marrë vendim për banesën time atëherë unë zbatoj vendimin e gjykatës. Unë e njoh ligjin dhe dua që shteti të zbatojë ligjin. Policia ka ardhur pa dokumente për të prishur vendimin.

Një numër i madh policësh ndodhen aty.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/familja-nuk-pranon-te-largohet-nga-banesa-qe-kane-shkuar-ta-shembin

Recommended