Kryeprokurori Arben Rakipi para gazetarëve - (12 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pesë janë prioritetet e prokurorisë shqiptare për vitin 2000. Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi del para gazetarëve, për të parashtruar pikat kryesore ku do të shtrohet puna e organit të akuzës këtë vit. Së pari do jetë ngritja e strukturave brenda institucionit dhe mirëfunksionimi i tyre në çështjet e krimit të organizuar etj. Së dyti do të punohet për modernizimin e ekipit hetimor me anë të rrjeteve kompjuterike. Prioritet do i jepet edhe dosjes Hajdari. Megjithatë lidhur me këtë dosje mbetet shumë për të bërë.

Kryeprokurori Arben Rakipi:- ?Ne nuk i njohim vrasësit e Azem Hajdarit sepse nuk janë marrë të gjitha provat lidhur me këtë çështje. Kemi ngulmuar gjithmonë që personat që kanë detyrimin ligjore për t?i deklaruar, duhet ta bënin një gjë të tillë?.

Lufta kundër korrupsionit dhe kontrabandës si dhe ngritja e strukturave të policisë gjyqesore do të jenë një tjetër prioritet për këtë vit u shpreh Rakipi. Sipas Rakipit mjaftë prokuror, gjyqtarë apo punonjës të tjerë të administratës janë nën hetim. Ne fund kryeprokurori Arben Rakipi kerkoi ngritjen e pavaresise se institucionit te prokurorise nga politika., pasi vetëm në këtë mënyrë ligji dhe Kushtetuta do të respektohet më mirë./tvkla.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended